Fundi i pjesës së parë ka rezultuar të jetë i nivelit të lartë në ndeshjen e parë të javës së 24-të në elitën e futbollit vendor midis Struga Trim Lumit dhe FC Shkupit, njofton “infOSport.mk”.
Të dyja skuadrat shënuan nga një gol vetëm në çastet e fundit të 45 minutëshit të parë, duke bërë që tifozët e pranishëmnë stadiumin buzë liqenit të Strugës të nxehen paksa me atmosferën futbollistike.
Një bombë e vërtetë e lëshuar nga Nemanja Bosançiç në minutën e 45-të, bëri që të shpërrthejnë tifozët vendas, pasi Struga Trim Lum në ato momente avansoi me rezultatin 1:0.
Megjithatë e shpejtë ishte kundërpërgjigjjja e mysafirëve nga Shkupi, të cilët me anë të Sandej Adentunxhit barazuan shifrat që në aksionin e rradhës.
Fredy Alvarez ekzekutoi një goditje dënimi nga e majta, ndërsa brenda zonës së vendasve më së miri u gjind Sandej Adentunxhi, që me kokë barazoi shifrat në 1:1.
Dy super gola fare në fund, ndërsa mbetet të shohim nëse edhe pjesa e dytë do na prodhoj gol, apo edhe fitues të këtij takimi. (infOSport.mk)