Në prag të ndeshjes historike me Italinë, presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini, në hapësirat e këtij institucioni sportiv, mirëpriti ambasadorin italian këtu në Shkup, Andrea Silvestri. Duke pasur parasysh se Maqedonia dhe Italia kanë një miqësi të mirë, që të dy u zotuan se në finalen e madhe do bëjnë tifo për njërën prej këtyre dy kombëtareve.
Kujtojmë ndeshja gjysmëfinale e “play-off” për kualifikim në Botërorin “Qatar 2022”, midis Italisë dhe Maqedonisë zhvillohet me 24 mars në Palermo, ndërsa fituesi i kësaj përballje në finalen e madhe do të mirëpret fituesin nga përballja tjetër gjysmëfinale, Portugali-Turqi, që zhvillohet në Lisbonë.