Mançini fton këta futbollistë për ndeshjen me Maqedoninë

Roberto Mançini ka bërë publike listën e futbollistëve, me të cilët do të tentojë kualifikimin në Botërorin e Katarit, që mbahet këtë vit, njofton “infOSport.mk”.

Mirëpo për të arritur një gjë të tillë, “axurrët” fillimisht do të duhet të eliminojnë Maqedoninë, me të cilën kombëtare do të takohen me 24 mars në Palermo.

Mançini për këtë ndeshje ka ftuar gjithsej 34 futbollistë, mirëpo në mesin e tyre nuk bënë pjesë Mario Balotelli i Adanaspor, edhe pse flitej për një rikthim të tij të mundshëm te kombëtarja italiane.

Kështu në sulm seleksionuesi italian do të ketë shumë zgjidhje, mes emrave si Beloti, Berardi, Imobile, Insinje, Zhoao Pedro, Politano, Skamaka, Raspodari, Zakanji dhe Zaniolo. Ndonjëri prej tyre me siguri do bie, ndërsa një gjë të tillë do të mësojmë vetëm ditën e ndeshjes.

Kutjojmë fituesi i këtij takimi të 24 marsit në finalen e madhe do të përballet me fituesin nga gjysmëfinalja tjetër, Portugali-Turqi. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Lisbonë, aty ku do të zhvillohet edhe finalja e madhe. (infOSport.mk)

Leave a Reply