Bllagoja Milevski si gjithnjë shprehet optimist, ndërsa i tillë është edhe në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme kundër Italisë, e vlefshme për gjysmëfinalen e “play-off”, për kualifkim në Botërorin, “Qatar 2022”.
Milevski ka shumë respekt për Italinë, një ndër kombëtaret më të mira në Botë, mirëpo njëkohësisht potencon se skuadra e tij në Palermo shkon për të fituar dhe se nuk do të luajnë rolin e turistit.
“Neve nuk shkojmë atje (në Itali) si turist. Atje shkojmë për të fituar. Çfarë do të ndodh, si do të jetë atje, unë nuk e di. Mirëpo e di se gjithë ne do të japim maksimumin. Tek neve optimizmi është i mbështetur me fakt, e di dhe shoh mirë se si sillen reprezentuesit tonë” – tha Milevski, i cili më tej shtoi: “Futbollistët tanë duhet ta shijojnë këtë ndeshje, të dëshmojnë se jo rastësisht jemi këtu, në mesin e 20 kombëtareve më të mira në Europë. Aspak nuk shqetësohem me parashikimet. Do të isha i lumtur nëse do na nënvlerësonin dhe në bazë të koeficientëve të na shohin si kundërshtarë i lehtë. Në futboll nuk ka ndeshje të fituara që para kohe. Secila skuadër duhet të punojë shumë për të fituar, në veçanti nëse bëhet fjalë për një ndeshje ‘play-off’ për kualifikim në Kampionat Botëror”.
Ndeshja Itali-Maqedoni në program është me datë 24 mars në Palermo të Italisë. fituesi i këtij takimi do të luaj në finalen e madhe të “play-off”, aty ku do të pret fituesin nga përballja tjetër midis Portugalisë dhe Turqisë që do të zhvillohet në Lisbonë.
Kujtojmë edhe finalja e madhe do të zhvillohet në kryeqendrën portugeze. (infOSport.mk)