Ardian Nuhiu me Dritën e tij kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës (VIDEO)

Drita e Ardian Nuhiut ka prerë biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pasi sot në ndeshjen çerekfinale mundi Ulpianën me rezultatin e thellë 3:0, njofton “infOSport.mk”.

Golin e parë për ekipin gjilanas e realizoi ish futbollisti i Shkëndijës, Astrit Fazliu pas 24 minutave lojë, kur doli të jetë i saktë nga penaltia, derisa në pjesën e dytë shënuan edhe Ajzeraj (57’) dhe Krasniqi (75’).

Një vend për në gjysmëfinale siguroi edhe  fituesi aktual, KF Llapi i Tahir Batatinës, që eliminoi Gjilanin e Ismet Munishit. Si duket kyk i fundit edhe këtë vit do të mbetet pa trofe, ndërsa në të shpreson Batatina, skuadra e të cilit mundi Gjilanin me shifrat 2:0.

Për skuadrën nga Podujeva shënuan Fazliu dhe Firmino, edhe atë në 6 minutat e fundit të takimit.

Ndërkohë në ndeshjen Ballkani – Prishtina, e zhvilluar në Suharekë, udhëtuesin për në gjysmëfinale e vendosi koha shtesë. Pas 90 minutave lojë ndeshja u mbyll me shifrat 1:1, ndërkohë në kohën shtesë prej dy herë nga 15 minutash, Prishtina duke iu falënderuar golit të Besnik Krasniqit në minutën e 96-të në fund shënoi fitore 2:1, duke prerë biletën për në fazën gjysmëfinale, aty ku nesër do të mësojmë edhe emrin e skuadrës së fundit, mes Ramiz Sadikut dhe KEK-ut. (infOSport.mk)

Leave a Reply