Milevski nesër publikon listën anti-Itali, fton edhe portierin e FC Shkupit!

Bllagoja Milevski nesër me fillim në ora 12:00 në hapësirat e Federatës së Futbollit do të mbajë Konferencë për Shtyp në prag të takimit me Italinë, i vlefshëm për ndeshjen gjysmëfinale të “play-off” për kualifikim në Botërorin e këtij viti që do të mbahet në Katar, njofton “infOSport.mk”.

Milevski gjithashtu do të bëjë publike edhe listën e futbollistëve të ftuar për këtë ndeshje tepër të rëndësishme në historinë më të re të futbollit në vend, ndërsa informacione të “infOSport.mk” bëjnë me dije se pjesë e saj do të jetë edhe portieri i FC Shkupit, Kristijan Naumovski.

Ky i fundit do të zë vendin e Riste Jankov, ndërsa dy portierët e parë do të jenë Stole Dimitrievski dhe Damjan Shishkovski.

Sa i përket pjesës tjetër të skuadrës, emra të rinj pritet të jenë edhe vëllezërit Babunski, Dorian dhe David, që luajnë me Debrecenin në Hungari, ndërsa sa i përket pjesës tjetër, emrat e tyre tashmë janë të njohur.

Kujtojmë Maqedonia ndeshjen kundër Italisë në Palermo do ta zhvillojë me datë 24 mars. (infOSport.mk)

Leave a Reply