Ndeshja në kafaz mes meksikanit, Luis Gonzales dhe garuesit nga Republika e Irlandës, Luis Byrne, si pjesë e gjysmëfinaleve të “IMMAF Super Cup 2022” tërhoqi papritur vëmendjen e publikut, kjo jo për shkak luftës së dy garuesve, por për shkak asaj që i ndodhi arbitrit të kësaj përballje, Skot Manhart.
Rasti i Manhart tregoi edhe një herë se nuk është e lehtë të jesh arbitër në ring, posaçërisht në luftërat e MMA, kjo pasi në vend të ndonjërit prej luftëtarëve, u nokautua vetë arbitri, i cili për disa sekonda u gjend në dysheme.
Skot Manhart e pësoi nga meksikani Gonzales, i cili në tentativë për të goditur me shqelm kundërshtarin e tij, e goditi arbitrin, të cilit iu nevojit ndihma mjekësore për të ardhur në vete.
So a referee just got KO'd by a rolling thunder during @bravemmaf's IMMAF Super Cup 2022 Semi Finals… 👀@mmasupercup | @immafed pic.twitter.com/Igf9ARht4S
— MMAFighting.com (@MMAFighting) March 10, 2022