Seleksionuesi i përfaqësueses shpresa të vendit, Dragan Kanatllarovski, ka bërë publike listën e futbollistëve, tek të cilët do të llogarisë për dy ndeshjet eliminatore të vlefshme për kualifikim në Europianin e vitit 2023 që do të mbahet në Rumani dhe Gjeorgji, njofton “infOSport.mk”.
Maqedonia U21 gjatë këtij muaji do të përballet me Serbinë dhe Ishujt Faroe, ndeshje këto të vlefshme për grupin “H” kualifikues.
Për këto dy ndeshje, Kanatllarovski ka ftuar gjithsej 23 futbollistë, përfshirë këtu edhe futbollistë nga futbolli vendor.
Ndeshjen e parë, shpresat e vendit do ta zhvillojnë kundër Serbisë me 24 mars me fillim në ora 17:00, ndërkohë me 29 mars në arenën “Todor Proeski”, me fillim në ora 18:00 do të luajnë kundër Ishujve Faroe.
Pas 6 xhirove të para, Maqedonia ka tubuar 6 pikë, duke u renditur në pozitën e katërt dhe duke lënë pas dy kundërshtarët e rradhës, Ishujt Faroe dhe Serbinë. Në dy pozitat e para të grupit, ndodhen Franca me 16 pikë dhe Ukraina me 13 pikë. (infOSport.mk)
Euro 2023 – U21 – Ndeshjet eliminatore |
||||||||
Lista e futbollistëve të ftuar nga trajneri Kanatllarovski për ndeshjet e marsit | ||||||||
|