Armando Duka është rizgjedhur president i FSHF-së për herë të gjashtë, teksa mposhti në këtë garë dy kundër kandidatët e tij, Sulejman Starova dhe Dritan Shakohoxha.
Duka u rizgjodh me shumicë votash në Asamblenë e Përgjithshme duke fituar 37 vota nga gjithsej 43 votues. Vetëm 4 vota morri Sulejman Starova, ndërsa nuk pati asnjë votë pro për Dritan Shakohoxhën, teksa dy vota ishin të pavlefshme për gabime teknike.
Pas rizgjedhjes, Duka tha se të gjitha ofendimet e deritanishme në adresë të tij do ti shmang me shumë sportivitet dhe se 4 vitet e ardhshme do të jetë krah gjithë atyre që punojnë në të mirën e futbollit shqiptarë.
“Jam i emocionuar dhe i obliguar për këtë votëbesim. Secili mund të ketë vërejtje për mua, por do t’i respektoj dhe do të mundohem t’i korrigjoj gjatë drejtimit të katërvjeçarit të radhës. Kam dëgjuar ofendime, por do të shmang me sportivitet shpifjet dhe ofendimet që do të vijnë. Dëshiroj të lej pas çfarë kemi kaluar në këto muaj për tu përqendruar te futbolli. Ju falenderoj për besimin dhe do të jem krah jush në katër vitet e ardhshme” – u shpreh Armando Duka.