Nuk kishte asnjë dyshim, Armand Duka zgjidhet presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Duka siguron një mandat të 6-të në krye të FSHF pas një procesi të kontestuar fuqishëm nga kandidati tjetër Dritan Shakohoxha, i cili nuk ishte i pranishëm në këtë Asamble duke e konsideruar jo ligjore, jo statusore dhe fals.
Duka kishte përballë në këtë zgjedhje dy rivalë, Shakohoxhën dhe trajnerin e mirënjohur Sulejman Starova.
Duka ka fituar edhe një mandat ashtu edhe siç është pritur.