Sot në aksion Renova e Qatip Osmanit

Renova dhe Pelilsteri gjatë ditës së sotme do të zhvillojnë ndeshjen e fundit të javës së 23-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Kjo ndeshje u shtye për ditën e sotme, kjo shkaku se dje në Tetovë, Shkëndija ishte nikoqir i skuadrës së Tikveshit.

Renova shihet si favorit absolut përballë Pelisterit të vendit të fundit, që në Tetovë udhëton pa asnjë ngarkesë, me të vetmin qëllim që të tregoj lojë sa më të mirë.

Pikërisht ky fakt ju shkon për shtati futbollistëve nga Manastiri, që vetëm çudirat mund ti shpëtojnë nga rënia në Ligën e Dytë, ndërsa në anën tjetër, Renova ende nuk i ka humbur shpresat për një vend në garat europiane, edhe pse ato janë vetëm minimale.

Ndeshja e fundit e zhvilluar në Tetovë kishte folur për Renovën, që triumfoi 2:0 falë golave të dyshes sulmuese Selmani-Shefiti. Për herë të fundit që Pelisteri kishte mundur Renovën në Tetovë, ishte 24 gushti i vitit 2014.

Nga tabori i “gjipspunuesve” shpresojnë që të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive përballë Pelisterit në Tetovë edhe në ndeshjen e sotme, që starton në ora 15:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply