Renova pa ide për gol edhe kundër Pelisterit (VIDEO)

Renova edhe në ndeshjen e dytë rradhazi në Tetovë ka barazuar pa gola. Pas barazimit me liderët e FC Shkupit javën e kaluar, “gjipspunuesit” këtë herë nuk i’a dolën dot të shënojnë edhe kundër fenerxhiut, Pelisterit, që nga Tetova largohet me një pikë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Qatip Osmanit dominoi ndeshjen, mirëpo ekipi i tij sikur na dha një përshtypje se nuk ka idenë e të shënuarit, edhe përkundër faktit se në pjesën e parë krijoi raste ideale për gol.

Rastin e parë më konkret e pati i riu, Alban Taipi, i cili edhe pse u gjind në një pozitë të volitshme për të shënuar golin e epërsisë, i njëjti qëlloi vetëm pjesën e jashtme të rrjetës.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 13-të, ndërsa vetëm 3 minuta më vonë u kanos edhe mbrojtësi Antonio Ilieski, i cili qëlloi pjesën e jashtme të shtyllës, mirëpo nga një pozitë jashtë loje.

Renova vazhdonte të kërkonte golin, mirëpo të njëjtin nuk arriti ta gjejë edhe Fatjon Jusufi në minutën e 35-të, kur nga fare pranë goditi vetëm mbi portë.

Edhe pjesa e dytë nisi me inciativën e Renovës, ndërsa kanosja e parë erdhi nga sulmuesi Remzifaik Selmani, goditja e të cilit nga brendia e zonës përfundoi vetëm skaj shtyllës së djathtë pingule të portierit mysafir.

Selmani u kanos edhe në minutën e 75-të, mirëpo goditja e tij me kokë përfundoi vetëm disa centimetra mbi traverzë.

Renova tentoi deri në fund, edhe përkundër faktit se nga minuta e 70-të luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit me të kuq të boshnjakut Amir Kahrimanoviq (dy kartonë të verdhë), mirëpo pa sukses, pasi gjithë tentativat e tyre ose ndaleshin para zonës kundërshtare, ose mungonte preciziteti i futbollistëve “bardhekaltër”.

Në fund barazim pa gola, me të cilin Renova vazhdon të mbajë pozitën e 6-të në renditje me 33 pikë, 3 më pak se Bregallnica e vendit të 5-të, ndërkohë Pelisteri mbetet në pozitën e fundit me vetëm 7 pikë të fituara nga 7 barazime. (infOSport.mk)

Leave a Reply