Dita e sotme doli të jetë ditë e shkarkimeve në Superligën shqiptare. ishin drejtuesit e Dinamo Tiranës që të parët morrën hapin, duke i dhënë fund bashkëpunimit me Bledar Devollin, derisa pasdite edhe Vllaznia vendosi 0të shkarkojë nga detyra trajnerin Thomas Brdariç, duke e cilësuar përgjegjës të rezultateve të dobëta të fundit të skuadrës e cila nuk arriti të bëhej protagoniste në luftën për titullin kampion.
Vazhdimësia e trajnerit u vu në diskutim pas humbjes me Tiranën dhe duket se “koha për reflektim” që përmendi presidenti Xhaferi shërbeu për të marrë vendimin e ndërprerjes së marrëveshjes me teknikun kroato-gjerman, i cili në të kaluarën kishte udhëhequr edhe Shkëndijën e Tetovës. (infOSport.mk)