Bekim Rexhepi i bindur! Skënderbeu nuk bie nga Superliga shqiptare

Ish portieri i Shkëndijës, Bekim Rexhepi ishte një nga lojtarët më të mirë të Skënderbeut në barazimin 0:0 ndaj Laçit në transfertë, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 25-të në Superligën shqiptare.

25-vjeçari Rexhepi ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport”, teksa foli për objektvin e Skënderbeut që është mbijetesa në kampionatin shqiptar.

Rexhepi u shpreh se vetëm më fitore mund të arrihet mbijetesa, ndërsa janë të bindur që nuk do të bien nga Kategoria këtë vit.

“Vetëm me fitore dhe të marrim pikët që janë në lojë mund të arrijmë të mbijetojmë. Nuk do të dorëzohemi derisa matematika të thojë “jo”.

Jemi shumë të bindur që do të arrijmë qëllimin dhe do të mbijetojmë në Superligë këtë sezon”, u shpreh Rexhepi.

Gardiani nga Maqedonia këtë edicion me skuadrën korçare ka zhvilluar të gjitha 25 ndeshjet, duke qenë më titullari. Pas 25 xhirove, Skënderbeu i tij renditet në pozitën e fundit me 18 pikë, 7 pikë larg vendit të 7-të, që siguron mbijetesën. (infOSport.mk)

Leave a Reply