Valmir Nafiu mendon për fitoren e Shkëndijës (VIDEO)

Shkëndija ka regjistruar një fitore jo bindëse përballë Tikveshit në ndeshjen e vlefshme të javës së 23-të, mirëpo në fund me rëndësi janë pikët e fituara dhe gara për vendin e dytë me Akademeia Pandev, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kampione në fuqi konsiderohej si favorit absolut, mirëpo gjithë ajo që ndodhi në fushën e blertë nuk konfirmuan një gjë të tillë, edhe pse golin e epërsisë Shkëndija e realizoi mu në momentin e duhur.

Sabit Bilali në minutën e 21-të harkoi në shtyllën e dytë në zonën kundërshtare deri te Adenis Shala, i cili mjaft mirë me kokë shërbeu bashkëlojtarin e tij të sulmit, Lupçe Doriev, që nuk fali dhe në të njëjtën mënyrë me kokë shënoi në rrjetën e Davkov.

Ishte ky goli i vetëm i shënuar gjatë 45 minutave të para, në të cilën Shkëndija ishte kundërshtarë më i mirë, mirëpo jo edhe për të shënuar edhe golin e dytë gjatë kësaj pjese.

Në pjesën e dytë mysafirët guxuan dhe u shpërbylen në minutën e 75-të, kur kapiteni Aleksandar Varelovski me kokë pas një rivënie këndi shënoi golin e barazimit. Ky gol solli shumë gëzim në mesin e futbollistëve mysafir nga Kavadari, mirëpo shpresat e tyre për një barazim nga transferta e vështirë në Tetovë, i shuajti Valmir Nafiu me golin e realizuar në minutën e 90-të.

Numri 10-të i “kuqezinjëve” mjaft mirë shfrytëzoi harkimin e Klisman Cake-s nga e djathta, duke mposhtur edhe për herë të dytë portierin Davkov.

Ky gol i mjaftoi Shkëndijës për të marrë fitoren dhe 3 pikët e plota që e mbajnë në garë për vendin e dytë me Akademia Pandevin, që sot në Strumicë mundi Struga Trim Lumin me rezultatin minimal 1:0. (infOSport.mk)

Leave a Reply