Shkëndija me shumë vështirësi mundi Tikveshin, Struga u dorëzua në Strumicë

Shkëndija më vështirë se sa pritej ka mundur Tikveshin sot në Tetovë me shifrat 2:1. Edhe pse “kuqezinjtë” shiheshin si favorit absolut në këtë përballje, fitoren e siguruan vetëm në minutën e fundit të takimit, falë golit të shënuar nga Valmir Nafiu.

Struga Trim Lum luajti një pjesë të dytë shumë të mirë, mirëpo kjo nuk u mjaftoi atyre që nga Strumica të rikthen me një rezultat pozitiv. Pas dy barazimeve në dy ndeshjet e para të këtij edicioni, Akademia Pandevi sot triumfoi me rezultatin minimal 1:0, falë golit të Nikolla Sharkoskit në minutën e 12-të.

Makedonija GJ.P dhe Skopje u ndanë në barazim (1:1), e ku vendosën golat e futbollistëve shqiptarë. Bujar Hajdari vetëm pas 3 minutave lojë kaloi në epërsi Skopjen, ndërkohë Arbi Vosha barazoi shifrat në minutën e 16-të.

Bregallnica regjistroi fitoren më të thellë në kuadër të javës së 23-të, teksa në Shtip mundi Borecin me rezultatin 3:0.

Kujtojmë, dje liderët aktual të FC Shkupit mundën Rabotniçkin me rezultatin 2:0, ndërkohë kjo javë mbyllet të hënën me ndeshjen midis Renovës dhe Pelisterit. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 23

SHKËNDIJA 2:1 TIKVESHI
AK.PANDEV 1:0 STRUGA TRIM LUM
MAKEDONIJA GJ.P 1:1 SKOPJE
BREGALLNICA 3:0 BORECI
FC SHKUPI 2:0 RABOTNIÇKI
RENOVA 14.02 PELISTERI

Leave a Reply