Federata e Futbollit të Maqedonisë sot ka mbajtur Kuvendin e Rregullt për vitin 2022.
Në pjesën punuese të Kuvendit të Rregullt të FFM-së sot morën pjesë përfaqësues të UEFA-s dhe FIFA-s. Dennis Bastari, që përfaqësonte UEFA-në, ndërsa Charles Bormann përfaqësonte FIFA-n, duke përfaqësuar Shoqatat Kombëtare.
– “Ju uroj për sukseset e vitit të kaluar, suksese si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Kjo është një mundësi e mirë për të theksuar miqësinë dhe bashkëpunimin e fortë mes FIFA-s dhe FFM-së. Jeni një hap më afër FIFA-s dhe së bashku kontribuojmë në zhvillimin e sportit që të gjithë e duam. FIFA është krenare për shumë projekte të përbashkëta që po zbatojmë në kuadër të programit të FIFA-s Forward. Ne jemi të kënaqur që fondet janë investuar për zhvillim, veçanërisht për komponentin kyç, që është infrastruktura.
Urime për shpalljen e strategjisë së re, si dhe strategjisë për futbollin e femrave, mund të llogaritni në mbështetjen e vazhdueshme të FIFA-s për të arritur objektivat e vendosura. Gjithashtu, jini krenarë për punën e palodhur dhe përpjekjen që keni bërë gjatë viteve, duke filluar nga niveli amator deri te niveli i lartë. Vetëm në atë mënyrë mund të arrihen sukseset më të mëdha, e dëshmi për këtë ishte paraqitja e Maqedonisë në Kampionatin Evropian 2020 dhe vendosja në balotazh për Kampionatin Botwror”, tha përfaqësuesi i FIFA-s, Çarls Botman.
– “Dua të theksoj se sa shumë punë është bërë në fushën e zhvillimit të futbollit, përmes ndërtimit të infrastrukturës së futbollit, fushave dhe stadiumeve dhe vërtetova profesionalizmin e madh në projektet tuaja. Së bashku me ju dhe sigurisht në koordinim me FIFA-n dhe UEFA-n punojmë në bashkëpunim të ngushtë për përgatitjen e statutit të ri, një dokument që do të jetë një hap i ri shtesë për një qeverisje më të mirë dhe rregullore të reja. Së shpejti do të dorëzojmë draft-versionet.
Shembulli më i mirë i angazhimit tuaj është paraqitja për herë të parë në EURO 2020, një sukses i barabartë me mrekullinë, por është edhe një mrekulli që jeni nw balotazh pwr Kampionatin Botwror. Pas 12 ditësh do të luani me kampionin e Europës për Botwrorin. Ju uroj të vazhdoni me punën e mirë, megjithëse është vërtet e vështirë të flitet për futboll në momente të tilla. Prej disa vitesh futbolli dhe bota nuk po jetojnë në një situatë normale, fillimisht me Covid-19, dhe tani pak javë më parë shpërtheu një luftë në zemër të Evropës. Jemi të thyer nga dhimbja e asaj që po ndodh në Ukrainë. Ne si UEFA jemi gati të bëjmë gjithçka që është e mundur për t’i dhënë fund dhe të gjithë janë solidarizuar. Dua të falënderoj FFM-në për mbështetjen e çdo vendimi të UEFA-s dhe çdo vendimi për futbollin evropian”, tha Denis Bastari nga UEFA.