Pa  lënë fare gjurmë Fernandinjo largohet nga Partizani

Fernando Augusto Rodrigues de Araujo – Fernandinjo, i cili gjatë muajit janar nga Makedonija GJ.P u transferua te Partizani i Tiranës, është laguar nga këta të fundit pa lënë fare gjurmë, përcjellë “infOSport.mk”.

Lajmin e kanë konfirmuar nga klubi i Partizanit përmes një njoftimi në “facebook”, ku thuhet edhe arsyeja e kësaj ndarje.

Siç thuhet në këtë kumtesë, është vetë futbollisti brazilian që ka kërkuar divorcin për arsye personale duke ia komunikuar vendimin drejtuesve të klubit. 28-vjeçari Fernandinjo me Partizanin ishte aktivizuar vetëm në një ndeshje, edhe atë duke luajtur vetëm 46 minuta.

Në njoftimin për mediat nga Klubi i Partizanit, kishin shkruar:

“FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Fernando Augusto Rodrigues de Araujo. Mbrojtësi i cili u afrua në muajin Janar ka vendosur të ndërpresë aventurën me të kuqtë për arsye personale, vendim të cilin ia ka komunikuar edhe klubit. Palët kanë ndërprerë me mirkuptim marrëveshjen mes tyre duke i dhënë mundësi lojtarit të jetë i lirë”.

Leave a Reply