Federata Futbollit të Maqedonisë së Veriut, promovoi strategjinë e parë për zhvillimin e futbollit në kategorinë e femrave me moton, “Më shumë femra – më shumë gola”, në të cilën mysafirë special ishin ambasadori i Bashkimit Evropian, Dejvid Gir dhe ambasadorja e SHBA-së, Kejt Bërns. “Shtëpia e Futbollit”vendor përmes këtij proejtki ka për qëllim përmirësimin në futbollin e femrave në të gjitha segmentet. Në promovimin e strategjisë foli nën-kryetari i FFM-së, Lazar Rakixhiev si dhe përmes një video një mesazh mbështetës dha seleksionuesi i SHBA-ve, Vllatko Andonovski.
Lazar Rakixhiev, nënkryetar i FFM-së
“Futbolli te femrat është duke u bërë një fenomen i madh. Interesimi publik ka arritur kulmin dhe për çdo ditë paraqiten emrat të rinj të futbollistëve të nivelit të lartë. Përmes krijimit të strategjisë te futbolli i femrave ‘Më shumë femra-më shumë gola’, qëllimi ynë është që të bëjmë futbollin tek femrat sportin numër 1, të cilin do të zgjedhin vajzat”.
Vlatko Andonovski, trajner i SHBA-së
“Aktualisht ku gjendet futbolli i femrave, ndoshta nuk mund të matet me shumë shtete në Evropë, mirëpo me këtë plan dhe me përkrahje të drejtë para nesh, duket një e ardhme e ndritshme. Asgjë nuk ndryshohet brenda natës, mirëpo së bashku mund të bëjmë diferencë të madhe për të gjitha vajzat dhe femrat në Maqedoni. Kur femrat janë të suksesshme, ne të gjithë jemi të sukseshëm”.