Gjatë fundjavës së shkuar (27 shkurt) në Tetovë në program ishte ndeshja e javës së 12-të në elitën e futbollit të femrave, ku mejdanin ndanë dy skuadrat e të njëjtit qytet, Ljuboteni dhe Shkëndija, njofton “infOSport.mk”.
Fitores në këtë ndeshje iu gëzuan futbollistet e Ljubotenit (8:1), mirëpo kjo ka shumë pak rëndësi, pas asaj që ndodhi pas përfundimit të takimit.
Një tifoz i Lubotenit kishte zbirtur në fushë, duke goditur njërën prej futbollisteve të klubit të femrave të Shkëndijës, ndërsa që tragjedia të jetë edhe më e madhe, policia edhe pse ishte prezente në stadium nuk ndërrmori asgjë për të penguan tifozin maqedonas.
Pas këtij rasti kanë reaguar edhe nga KFF Shkëndija përmes një komunikate në “facebook”:
“Ndeshja e sotme në mes ZFK Ljuboten dhe Kff Shkëndija përfundoj në favor të ekipës vendase, urime dhe suksese ekipës kundërshtare kurse neve na ngelet të fokusohemi në ndeshjet e ardhshme”
Sa mesazh i bukur dhe paqësor do të ishte ky apo jo?
Por ja që sporti këtu te ne vë në pikëpytetje të madhe sigurinë e vajzave tona, sot pasi përfundoj ndeshja shtrënguam duart dhe e uruam kundërshtarin për lojën e bërë dhe papritmas dikush futet nga publiku dhe godet lojtaren tonë pa asnjë arsye, po i njëjti gjatë gjithë ndeshjes fyente lojtaret tona me fjalët më banale që mund të ekzistojnë, lind pyetja Policia a reagoj? Policia ishin të habitur sepse kishin ardhur të shikojnë ndeshjen e jo të bëjnë punën e tyre, të ruajnë sigurinë e lojtareve tona dhe stafin e cilës do ekip nga incidentet e këtilla.
Është turpi i botës kur forca e një burri tregohet ndaj një vajze.
Neve si klub dënojmë çdo lloje të dhunës dhe shpresojmë organet kompetente të marin këto çështje me seriozitet që rastet e tilla mos të përsëriten. KFF Shkëndija❤️🖤