Partizani me “manita” paralajmëron Tiranën! Shënon edhe Zhunior (VIDEO)

Partizani në “Elbasan Arena” në një lum golash, ka mposhtur Kukësin me shifrat 5:0, njofton “infOSport.mk”. Kallaku e zhbllokoi ndeshjen me një penallti të kontestuar në minutën e 36-të, ndërsa vetëm 4 minuta pas tij Skuka shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e kuksianëve.

Epërsia prej dy golash pas 45 minutave të para, bëri që “Demat” në pjesën e dytë të futen në lojë edhe më të motivuar, teka ish futbollisti i Shkëndijës, Stenio Zhunior, realizoi golin e tretë vetëm pas disa sekondave në këtë pjesë.



GOLAT NGA NDESHJA, PARTIZANI – KUKËSI 5:0



Partizani nuk u ndal me kaq, pas Gresild Lika një minutë para fundit të kohës së rregullt shënoi edhe golin e katërt, derisa Herald Marku në minutat shtesë të takimit plotësoi “manitan”, me një super gol të shënuar nga goditja e lirë.

Derbi i së shtunës, Tirana – Partizani me plotë të drejtë pritet të jetë zjarr. (infOSport.mk)

Leave a Reply