TOP10 golashënuesit më të mirë në Ligën e Parë, ja kush i prinë listës

Edhe pse më nuk është pjesë e Akademia Pandev dhe nuk do të shënojë gola gjatë stinorit pranveror, Martin Mirçevski, edhe pas 21 javëve të kaluara, vazhdon të mbajë pozitën e parë në listën e golashënuesve, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti shtatëshkurtë i cili gjatë merkatoës së janarit u transferua te skuadra serbe e TSV Backa Topola, gjatë stinorit vjeshtorë ishte violina e parë e skuadrës së Akademia Pandev, për të cilën skuadër në 18 ndeshje kishte realizuar 16 gola.

Mirëpo tashmë shumë afër tij qëndron sulmuesi i FC Shkupit, Sandej Adentunxhi, i cili numëron 15 gola, kjo falë edhe 4 golave të shënuar në 3 ndeshjet e para të stinorit pranveror.

Nigeriani 24-vjeçar nga dy gola realizoi përballë Akademia Pandevit, gjegjësisht Tikveshit, ndërsa është çështje kohe kur i njëjti do të parakalojë në renditje, Mirçevskin e larguar.

Pas kësaj dyshe, me 11 gola të shënuar renditet Remzifaik Selmani i Renovës, për të vijuar më pas Ermedin Adem i Makedonija GJ.P dhe Marjan Altiparmakovski i Bregallnicës, që kanë nga 9 gola.

Me këtë dyshe mbyllet TOP5-shi, ndërsa në foton më poshtë mund të shihni edhe 5 futbollistët tjerë me më shumë gola të shënuar pas 21 xhirove në Ligën e Parë. (infOSport.mk)

Leave a Reply