Shkëndija vuan golin, vetëm barazim ndaj Ak.Pandev

Shkëndija ka bërë një tjetër hap fals në garën për titull, teksa sot nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola përballë Akademia Pandevit, njofton “infOSport.mk”.

Ishte ky barazimi i 8-të sezonal për “kuqezinjtë”, që pas 21 xhirove numëorjnë 41 pikë, 10 më pak se FC Shkupi i vendit të parë.

Ndeshja nisi hapur nga të dyja skuadrat, ndërsa me kalimin e kohës Shkëndija nisi të diktonte tempo dhe të krijonte raste, mirëpo Jovanovski, ish gardiani i “kuqezinjëve” ishte pengesa e fundit para golit të Akademia Pandev, skuadër kjo që në Tetovë kishte ardhur për tu mbrojtur, gjë të cilën edhe e arriti.

Nuk mjaftuan edhe tentativat e Gurit, si dhe Hasanit e Doriev, të inkuadruar në pjesën e dytë, për të gjetur golin e epërsisë, me ç’rast Shkëndija pas kësaj jave tashmë ka 10 pikë më pak se liderët e FC Shkupit.

Javën që vjen, Shkëndija do të jetë mysafir i Rabotniçkit në Shkup, ndërsa Akademia Pandev në Strumicë do të mirëpret Borecin. (infOSport.mk)

Leave a Reply