Struga Trim Lum sot regjistroi fitoren e parë në stinorin pranveror, duke mundur Borecin në Veles me rezultatin minimal 1:0.
Vula e fitores së Struga Trim Lum mban emrin e Bunjamin Shabanit, i cili në minutën e 51-të me një predhë të vërtetë nga jashtë 16-shit shënoi një ndër golat më të bukur të sezonit, që në fund i siguroi edhe 3 pikë mjaft të rëndësishme skuadrës së kumanovarit.
“Normalisht i lumtur për golin, por edhe më shumë për fitoren, pasi ishte fitore shumë me rëndësi, që na largon nga pjesa e poshtme dhe i afrohemi kreut të tabelës. Besoj se kjo fitore do na shërbejë edhe për ndeshjet e ardshme” – u shpreh Bunjamin Shabani.
Për futbollistin kumanovar ishte ky goli i parë këtë edicion me fanellën e Struga Trim Lum, që pas 21 javëve mban pozitën e 7-të me 30 pikë të tubuara. (infOSport.mk)