Skuadra e vetme shqiptare që garon në Ligën e Dytë – Lindje, Bratstvo Zhitoshë, ka bërë befasinë më të këndshme të javës së 17-të, duke mundur ekipin e Sasa-s në Kamenicë, njofton “infOSport.mk”.
Ishte kjo vetëm fitorja e tretë sezonale për skuadrën nga Prilepi, që në këtë mënyrë mban gjallë shpresat për mbijetesë në Konferencën e Lindjes, aty ku kryeson skuadra tjetër nga Prilepi, Pobeda, që këtë javë barazoi pa gola si mysafir kundër Detonit Junior.
Ndryshe Bratstvo nga Zhitosha mundi Sasa-n me rezultatin minimal 1:0, duke e larguar këtë skuadër nga pozita e tretë. Golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e Bratvso Zhitoshë në transfertën e vështirë në Kamenicë, e realizoi Sote Andreeski në minutën e 38-të.
Bellasica e Hamza Rahmanit dhe Jahi Bushit regjistroi fitoren më të thellë të javës, duke mundur me shifrat e tenisit 6:0 skuadrën e Lokomotivës. Rahmani në këtë ndeshje luajti për gjatë gjithë 90-të minutave, ndërkohë Bushi mungoi për shkak të një lëndimi më të lehtë.
Derbi i kësaj jave midis Kozhuvit dhe Slloga Vinicës në Gjevgjeli u mbyll me barazim 1:1, ndërsa Osogova si mysafir me rezultatin minimal 1:0 mundi ekipin e Kit Go nga Pehçeva. (infOSport.mk)
LDFMV – Lindje, java 17 |
|||||||||||||||
|