A gaboi Shkëndija me shitjen e Rubin Hebajt, shkodrani shënon sërish për Teutën! (VIDEO)

Shkëndija sot përballë Akademia Pandevit vuajti golin për gjatë 90-të minutave, duke bërë një hap mbrapa në garën për titullin e kampionit. Trajneri Akrapoviç takimin e nisi me dyshen sulmuese Guri-Markoski, që ndihmoheshin edhe nga Nafiu, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë në lojë inkuadroi edhe Hasanin dhe Doriev, mirëpo edhe kjo dyshe nuk arrinte të gjente rrugën e golit.

E në ndërkohë kur golat mungojnë në mesin e futbollistëve sulmues të Shkëndijës, ish lojtari i tyre, Rubin Hebaj, vazhdon të shënojë në futbollin shqiptar me fanellën e skuadrës kampione të Teutës.

GOLI I RUBIN HEBAJT NDAJ KUKËSIT

Hebaj, shënoi edhe të shtunën në ndeshjen kampionale kundër Kukësit, ndërsa ishte ky goli i 5-të mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, për ish sulmuesin e Shkëndijës në 9 ndeshje të zhvilluara me fanellën e Teutës.

Shkodrani 23-vjeçar te Shkëndija luajti për një vit, mirëpo duke mos lënë gjurmë, ashtu që i njëjti me ardhjen e Bruno Akrapoviç doli të jetë tepricë, dhe u largua janarin e këtij viti në drejtim të Teutës, nga e cila skuadër kishte arritur njëkohësisht te skuadra tetovare. (infOSport.mk)

Leave a Reply