Skandal në ndeshjen e basketbollit të 14-vjeçarëve, Rabotniçki-MZT Skopje, prindërit futen në parket për tu rrahur (VIDEO)

Në ndeshjen e fundjavës të kategorive të reja U14 midis Rabotniçkit dhe MZT Skopjes në basketboll, ka ndodhur një skandal i madh.

Ndeshjet mes dy skuadrave më të trofeshme në vend çdoherë zgjojnë interesim të madh, ndërsa ashtu ishte edhe të dielën në ndeshjen e 14-vjeçarëve. Në këtë ndeshje nuk ishin prezent dy tifo grupet “City Park Boy” dhe “Family Aerdrom”, por ishin prindërit e basketbollistëve që po luanin në parket.

Si duket huliganizmi mbizotëron edhe tek këta prindër, që nuk kanë asgjë të përbashkët me kulturën sportive.

I pakënaqur nga me mënyrën e lojës, apo ndoshta të ndonjë starti të ndonjërit prej basketbollistëve të rinj të Rabotniçkit, njëri prej prindërve të basketbollistëve të MZT Skopje zbriti në parket për të sulmuar lojtarin e ekipiit vendas.

Fatmirësisht ai u ndal lehtë, por u konfliktua me njërin prej personave nga stafi i Rabotniçkit, i cili me plotë të drejtë mbronte basketbollistin e tij të moshës së mitur. Mirëpo sikur kjo nuk mjaftoi, në parket zbritën edhe disa prindër të tjerë, me ç’rast i shkaktua nja kaos i vërtetë.
Ekipi vendas i Rabotniçkit ka reaguar dhe ka shpërndarë një video që ka të bëjë me rastin në fjalë, duke kërkuar dënime për autorët. (infOSport.mk)

Leave a Reply