Shkëndija ka shënuar edhe fitoren e dytë gjatë sezonit pranveror, duke e mposhtur si mysafir ekipin e Borecit (0:3). Markoski, Timovski dhe Dita ishin autorë të golave për “kuqezinjtë ” nga Tetova, që në këtë mënyrë arkëtuan tre pikë të reja në renditjen tabelare të LPFMV-së.
Trajneri Akrapoviq pas ndeshjes u nda i kënaqur me lojën e treguar, edhe pse siç thotë ai, nuk është aq e lehtë që të luhet në një terren me bar artificial. Edhe pse pjesa e parë ishte pak më e vështirë, Akrapoviq deklaroi se në pjesën e dytë pasi e lodhën kundërshtarin, skuadra e tij kishte më shumë posedim të topit, e si rrjedhojë krijuan më shumë raste për gol.
“Unë jam i kënaqur, me siguri janë të kënaqur edhe tifozët. Krijojmë përsëri shumë raste, mund të shënonim më shumë gola. Por 3:0 si mysafir është rezultat që na gëzon. Djemtë luajtën shumë mirë. Nuk është lehtë të luhet në bar artificial, por ne e bëmë më të mirën nga vetja jonë. Pjesa e parë ishte pak më e vështirë, por në pjesën e dytë pasi e lodhëm kundërshtarin patëm më shumë posedim të topit. Me inkuadrimin e Hasanit loja jonë dukej shumë më bindëse, me ç’rast krijuam shumë raste. Mendoj se kundërshtarit nuk i lejuam asnjë rast, ndërsa ne kishim edhe 5 apo 6 raste të qindpërqindta” – u shpreh Bruno Akrapoviç pë r faqen zyrtare të klubit nga Tetova.
Për Shkëndijën fitorja e sotme ndaj Borecit, ishte e 11-ta gjatë kë tij sezoni, ku pas 20 javësh kampionët në fuqi të vendit renditen në pozitë n e dytë me 35 pikë, 5 më pak se FC Shkupi, që ka edhe një ndeshje më pak. (infOSport.mk)