Vashat e KHF Çair pa fat, mposhten nga Kumanova

Një  super ndeshje patëm mundësi të  ndjekim në  palestrën “Enver Idrizi” në  lagjen Serava të  Shkupit, aty ku sonte Klubi i Hendbollit të  femrave, Çair mirëpriti skuadrën kryesuese të  Kumanovës, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja pati dy pjesë  të  ndryshme. E para foli në  favorin e vashave mysafire (16:11), ndërsa në  të  dytën të  përzgjedhurat e trajnerit Basri Latifi ishin superiore, mirëpo duhet pranuar se në  disa momente fati nuk ishte me ta.

Ata humbën plotë  5 penalti, ndërsa minutat e fundit duheshe ti zhvillojnë  edhe pa kapitenen Rrahmani, pasi kjo e fundit u  ndëshkua me të  kuq.

Në  fund rezultati në  semafor tregonte shifrat 25:27 në  favor të  skuadrës mike, që  në  ndeshjet e “play-off” ka  dy fitore nga po aq ndeshje, ndërsa KHF Çair fitoren e parë  do ta kërkojë  në  ndeshjet e ardhshme, ku shpreson të  arrijë  në  TOP4 nga gjithsej 8 skuadra që  janë  në  garë.

Gulicoska me 7 gola dhe Bozhinovska me 6, ishin më  të  dalluarat te KHF Çair, ndërkohë  tek Kumanova më  e spikatur doli të  jetë  Almeida me 8 gola të  shënuar.

Ndeshjen e rradhës skuadra e KHF Çair do ta zhvillojë  me 26 shkurt kundër Metalurgut në  transfertë. (infOSport.mk)

Leave a Reply