Shkë ndija ka regjistruar edhe fitoren e dytë në stinorin pranveror, duke mundur sot Borecin në Veles me shifrat e pastërta 3:0, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e Akrapoviç ishte dukshëm kundë rshtarë më i mirë , mirëpo deri në golin e parë duheshe të kalojnë plotë 44 minuta.
Golin e parë me fanellën “kuqezi” e realizoi Kire Markoski, i cili sot luajti që nga minuta e parë. I njëjti futbollistë në minutën e 20-të pas një kombinimi të dyfishtë me Valmir Nafiun, goditi traverzën, ndërsa të njëjtën në fillimin e pjesë s së dytë e goditi edhe Sidrit Guri, i cili sot ishte i pafat, pasi nuk arriti të shënojë , por asistoi në golin e parë të Shkëndijës.
Në fillimin e pjesës së dytë, Bruno Akrapoviç në vend të Florent Ramadanit vendosi të inkuadrojë Ferhan Hasanin, i cili në minutën e 60-të dhuroi një super asist për Angelçe Timovskin, që me të djathtën e tij shënoi një super gol për rezultat 2:0.
Rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Boreci 0, Shkë ndija 3, e vendosi Bruno Dita me golin e realizuar në minutën e 78-të , kur mjaft mirë reagoi në zonën kundërshtarë pas asistit të saktë të Timovskit.
Me këtë fitore, Shkëndija afrohet në vetëm 5 pikë ndaj rivalit të madh për titull FC Shkupit, skuadër kjo që nesër do të ketë një detyrë të vështirë në arenën “Todor Proeski” përballë Rabotniçkit. (infOSport.mk)