Korabi prezanton përforcimet e reja në prag të stinorit pranveror

KF Korabi vetëm dy ditë para startit të stinorit pranveror ka prezantuar emrat e rinj, që i janë bashkuar kësaj skuadre gjatë afatit kalimtar të dimrit, njofton “infOSport.mk”. Emra të rinj te skuadra dibrane do të jenë Erkan Shaip, Altrim Jakupi, Hristijan Krklinski, Atdhe Kadriu, Rejjan Abazi dhe Gazmend Ali.

Këta dy të fundit vijnë nga rradhët e FC Shkupit. Abazi është një sulmues, derisa Gazmend Ali është portier, ku shpreson të marrë minutat e duhura dhe të tregojë cilësitë e tij që posedon.

Kujtojmë KF Korabi stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e 5-të me 20 pikë.

 

Leave a Reply