Emini: Voska Sport gati për të shkruar historinë!

Voska Sport stinorin pranveror e nis me ambicie të mëdha. Objektiv i skuadrës shqiptare nga Ohri është Liga e Parë, aty ku Izair Emini ka shumë ndeshje dhe gola të shënuar. Pikërisht Emini është lideri i padiskutueshëm te skuadra e Voska Sport, që stinorin pranveror do ta nis me transfertën në Shkup kundër Kadinos, njofton “infOSport.mk”.

Voska Sport shihet si favorit absolut në këtë përballje, mirëpo Emini thotë se ata nuk nënvlerësojnë asnjë kundërshtarë, përfshirë edhe Kadinon që stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e fundit në Ligën e Dytë – Perëndim.

“Unë mendoj se jemi gati për startin e kampionatit, gjithashtu mendoj që kemi bërë ekip shumë të fortë për këtë pjesë të kampionatit, por pa nënvlerësuar asnjë kundërshtarë, duke filluar që nga ndeshja me Kadinon, në çdo ndeshje shkojmë për ta fituar dhe të vazhdojm rrugën drejt ligës së parë të Maqedonisë” – është shprehur Izair Emini për faqen zyrtare të Voska Sport.

Ekipi nga Ohri që mëngjesin e sotëm është akomoduar në Shkup, me qëllim që sa më të përgatitur dhe më të përqëndruar të presin duelin e nesërm. Një organizim ky i mirëfillitë nga një skuadër me pretendime të mëdha, që shpreson ta nis mbarë stinorin pranveror. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply