Ndeshja e parë e fazës nokaut në Liga Europa ndërmjet Barcelonës dhe Napolit ka përfunduar me barazimin 1:1.
Ishin “napolitanët” që kaluan të parët në epërsi përmes Piotr Zielinskit në minutën e 29-të, derisa “katalunasit” barazimin e arritën vetëm në pjesën e dytë përmes penaltisë, të cilën në gol e shndërroi Ferran Torres.
Takimi kthyes do të luhet pas një jave në Itali.
Amir Rrahmani ishte titullar te Napoli, duke bërë edhe një tjetër super paraqitje me fanellën e skuadrës italiane.
Vlen të theksohet se Barcelona për herë të parë që nga sezoni 2003/2004 po luan në garën e dytë më të rëndësishme për klube të organizuar nga UEFA, tashmë e njohur si Liga Europa.