Berat Gjimshiti në verë mund të ndryshojë skuadër. Sipas asaj që raporton “Calciomercato.it”, mbrojtësi i Atalantas mund të përfundojë te Interi, ku do të zëvendësonte holandezin, De Vrij.
Kontrata e këtij të fundit skadon në qershor të vitit 2023 dhe klubi ka vendosur që të ndërpresë marrëdhënien 1 vit më parë, që të përfitojë diçka nga shitja e tij.
Emri i parë në listë për të zëvendësuar De Vrij është mbrojtësi i Torinos, Bremer. Megjithatë presidenti Kajro e ka nuhatur situatën dhe i ofroi Bremer një rinovim të ri. Frika është e madhe se Torino do të luajë shumë me situatën dhe do të kërkojë një çmim përtej mundësive reale.
Për këtë arsye te Interi kanë menduar planin “B”, Berat Gjimshiti. Marrëdhënia mes dy klubeve për bashkëpunim është shumë e favorshme, ndërsa në merkaton e dimrit mbyllën rastin Gonsens.
Sipas asaj që raporton “Calciomercato.it”,, Atalanta po kërkon me ngulm një sulmues të ri pas lëndimit të Zapatas. Për këtë arsye do të kërkojnë një shkëmbim me Interin, që të marrin Pinamontin për të dhënë Gjimshitin.
Sulmuesi është i huazuar nga Interi te Empoli ku në 24 ndeshje ka arritur që të realizojë 9 gola. Për këtë arsye, një shkëmbim i tillë do të linte të gjithë palët e kënaqura, duke ditur se Atalanta ka shumë alternativa për mbrojtjen.