Agan Abazi është talenti shkupjanë që do të luajë në ekipin e parë te Makedonija Gjorçe Petrovit këtë sezon. Skuadra elitare ka bërë për vete 19 vjeçarin, i cili i bashkohet Makedonija GJP me rekomandim të trajnerit Muharem Bajrami, i cili i njeh cilësitë e Abazit dhe e ka pasuruar ekipin e tij me një futbollist që është shpresë e së ardhmes.
Agan Abazi është futbollist i dalur nga shkolla e FC Shkupit, ku hapat e parë dhe të gjitha gjeneratat e reja i ka kaluar te skuadra nga Çairi. Bëhet fjalë për lojtar me tipare sulmuese dhe që te Makedonija Gjorçe Petrov mund të ketë hapësira më të mëdha për tu rritur si futbollist.