Pas dy muajsh u rikthye futbolli në vendin tonë, por jo edhe “Shvercerat”, të cilët do të duhet të presin së paku edhe një muaj për të qenë prezent në shkallët e stadiumit në Çair, aty ku sot skuadra e tyre e zemrës mundi një ndër konkurrentët në garën për titull, Akademia Pandevin me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.
Edhe pse jo në stadium, “Shvercerat” megjithatë nuk e lanë vetëm skuadrën, duke e përkrahur nga jashtë stadiumit, përfshirë këtu edhe pjesën mbi palestrën “Partizani”, një vend nga i cili tashmë disa herë ky tifo grup ka përkrahur skuadrën e zemrës, madje edhe në kohën e pandemisë.
Ndeshja nuk nisi mirë për FC Shkupin dhe “Shvercerat”, pasi Akademia Pandev avansoi e para në këtë përballje, falë golit të shënuar nga Bojan Dimoski vetëm pas 7 minutave lojë.
Ky gol çrregulloi matematikat e Sedlloskit për një moment, mirëpo me kalimin e kohës, FC Shkupi morri inciativën, edhe pse mysafirët nga Strumica në disa raste rrezikuan portën e Naumovskit.
FC Shkupi me anë të Omar Imerit u kundërpërgjigjë shumë shpejtë, mirëpo futbollisti i rikthyer gjatë kësaj merkatoje te skukadra nga Çairi, ndodhej në pozitë jashtë loje, me ç’rast goli i tij u anulua.
Vendasit barazimin e gjetën në minutën e 28-të përmes Sandej Adentunxhi, goli i të cilit solli shumë protesta nga ana e futbollistëve nga Strumica. Ata pretendonin për një ndërhyrje të palejuar ndaj mesfushorit të tyre, Haxhanoviç, pas një kontakti që ky i fundit kishte me Stoilovin e FC Shkupit, mirëpo ashtu nuk mendonte edhe arbitri strugan, Jovan Kaçevski, i cili tregoi në qendër të fushës.
Mirëpo pas gjithë atyre protestave, Sashko Pandev i Akademia Pandev, që ishte në bankinë, u ndëshkua me të kuq, me ç’rast ishte i detyruar që të niset drejt xhveshtoreve.
Deri në fund të pjesës së parë, të dyja skuadrat kishin edhe disa kanosje, mirëpo pa ndonjë finalizim, ashtu që në pjesën e dytë, fjalën kryesore sërish e pati sulmuesi Adentunxhi, i cili në manirin e golashënuesve të mëdhenj, pasi i iku kundërshtarit të tij, Dime Dimov, nga brendia e zonës me një goditje të brendshme arriti që edhe për herë të dytët të mposhtë Jovanovskin.
E gjithë kjo ndodhi në minutën e 77-të, në momentet kur FC Shkupi po luante me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit me të kuq të Senghor në minutën e 73-të.
Me këto dy gola, Adentunxhi paralajmëroi një pranverë të begatë për FC Shkupin, por edhe për atë vetë personalisht, pasi tashmë me 13 gola të shënuar, është vetëm 3 gola larg Mirçevskit, i cili nuk do të jetë më pjesë e futbollit elitar, pasi u largua gjatë kësaj merkatoje nga rradhët e Akademia Pandev.
Për dallim nga Adentunxhi, që vazhdon të mbajë pozitën e dytë në renditjen e golashënuesve më të mirë, FC Shkupi vazhdon të mbajë pozitën e parë në renditjen e klubeve, duke lënë pas vetes me 8 pikë më pak Shkëndijën e Tetovës. (infOSport.mk)