Voska Sport ka shënuar fitore 3:2 në gjeneralen ndaj Pobedës në Prilep, duke mbyllur me mjaft sukses ndeshjet kontrolluese të zhvilluara gjatë fazës përgatitore në prag të stinorit pranveror që starton javën e ardhshme.
Ishte kjo ndeshja e 6-të, në të cilat Voska Sport 1 disfatë, 2 barazime dhe 3 fitore, përfshirë edhe fitoren e sotme ndaj Pobedës.
Fitoren ndaj skuadrës nga Prilepi e paralajmëroi shkupjani Behar Feta, i cili shënoi golin e vetëm për skuadrën nga Ohri gjatë 45 minutave të para, që u mbyllën me shifrat 1:1.
Në fillimin e pjesës së dytë, Pobeda realizoi edhe golin e dytë, duke kaluar për herë të parë në epërsi në këtë ndeshje, mirëpo vetëm për pak kohë, pasi Izair Emini nga gjuajtja e lirë shënoi një super gol për barazim të rezultatit në 2:2.
Golin e fitores për skuadrën e Voska Sport në këtë ndeshje, e realizoi Ljupço Trpeski, pas një ekzekutimi të rivënies nga këndi.
Tashmë Voska Sport dhe Pobeda gjithë vëmendjen do ta kthejnë ka ndeshjet kampionale në Ligën e Dytë, që startojnë me datë 19 shkurt.
Voska Sport ndeshjet e pranverës i nis me transfertën në Shkup ndaj Kadinos, ndërkohë Pobeda si mysafir do të përballet me skuadrën e vetme shqiptare në Ligën e Dytë – Lindje, Bratsvo nga Zhitosha e Prilepit. (infOSport.mk)