Çiro Immobile vazhdon të jetë një lider i padiskutueshëm te Lacio. Edhe në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Fiorentinës, bomberi bardhekaltër ishte protagonist, duke bërë një paraqitje shumë të mirë.
Immobile shënoi golin e dytë të sfidës dhe inicioi aksionin e minutuës së 81-të, që përfundoi me autogolin e Biraghit, që mbylli përfundimisht ndeshjen.
Për sulmuesin e Lacios, numrat flasin qartë: 18 gola të shënuar në 24 ndeshje në kampionat. Nëse merren në konsideratë edhe ndeshjet e Liga Europa dhe Kupës së Italisë, atëherë shifrat sezonale tregojnë 22 gola në 27 ndeshje.
Në pritje të sfidës me Juventusit dhe Veronës, ku pritet të debutojë Vlahoviç, qendërsulmuesi i Lacios është ngjitur i vetëm në krye të listës së golashënuesve të Serie A, me 18 gola të shënuar, një më shumë se sulmuesi serb, i cili mbrëmë nuk ishte me fanellën e Fiorentinës, pasi i njëjti do të shënojë tashmë me fanellën “bardhezi”.
Kundër Fiorentinës, Immobile arriti edhe një tjetër rekord: për herë të 6-të radhazi shkon në kuotën e 20 golave + asiste (18 + 2). Këtë shifër e arriti në ndeshjen e tij të 250-të në Serie A.