Talenti shumë premtues, Reshat Ramadani ka nënshkruar kontratë profesionale Shkëndijën, njofton “infOSport.mk”.
18 vjeçari Ramadani me kampionët në fuqi të vendit ka nënshkruar kontratë profesionale me kohëzgjatje prej 5 vitesh.
Kështu, paralelisht me përforcimet e reja, Shkëndija vazhdon të mbajë llogari edhe për futbollistët që dalin nga shkolla e tyre e futbollit.
Reshat Ramadani, ndryshe vëllai i Florentit, luan në pozicionin e mesfushorit mbrojtës dhe qendërmbrojtësit.
Në skuadrën e shpresave të Shkëndijës ishte njëri nga lojtarët kryesorë, ndërsa me ekipin e parë të kuqezinjve debutoi në gjysmë sezonin e kaluar, në xhiron e shtatë në fitoren 2:0 kundër Skopjes në Shkup.
I njëjti këtë edicion kishte luajtur edhe në ndeshjet e Kupës.