Veterani shqiptarë, Valon Behrami, do ta vazhdojë karrierën në Serie B te skuadra e Breshës, pjesë e së cilës në të kaluarën ishin edhe dy emra të mëdhenj, ai ai i Roberto Baxhos dhe Pep Guardiolas.
Behrami te Bresha transferohet nga rradhët e Xhenoas, pjesë e së cilës skuadër ishte për gati dy vite të plota.
Ai ka një karrierë të gjatë, pasi më parë ka luajtur edhe me klube si Sion, Udinese, Uatford, Hamburg, Napoli, Fiorentina, Uest Ham dhe Lacio.
Behrami ditë më parë shkëputi kontratën me Xhenoan për t’iu bashkuar të hënën skuadrës së Breshës, që është në garë për t’u rikthyer në Serie A.