Klubi i Basketbollit ALBES ka shënuar fitore bindëse ndaj ekipit të MKK Kumanovë në kuadër të javës së 10 në Ligën e Tretë të Basketbollit, duke ju revanshuar për humbjen që pësoi në pjesën e parë të sezonit.
KB Albes që në fillimet e saja të para ishte agresiv duke kërkuar me çdo kusht fitore, ku në 10 minutëshin e parë kishte krijuar një epërsi prej 29:18, lojë të mirë basketbollistët treguan edhe në çerekun e dytë i cili përfundoi me rezultat 24:21. Pikërisht në çerekun e dytë KK ALBES arriti epërsinë më të madhe duke krijuar një epërsi prej 42:20.
Çereku i tretë dhe i katër përfunduan me rezultat 25:27 dhe 17:14, apo përfundimtare 95:80.
Më efikas te KB Albes ishte David Trpevski i cili shënoi 29 pikë, ndërsa nuk u lanë pa u veçuar edhe Adrijan Naumoski me 25 dhe Alek Gjorgjievski me 21 pikë.
Kontribut të veçantë në këtë fitore kanë dhënë edhe Rezart Salihu në fazën e mbrojtjes, dhe pikët e të riut Almir Islami.
Në xhiron e ardhshme ALBES do të jetë mysafir i KK IBA.