Struga Trim Lum do të vazhdojë të qëndrojë në qendrën stërvitore “Tropikal Resort” në Durrës deri të premtën, njoftojnë nga klubi strugan përmes faqes së tyre zyrtare në rrjetin social “facebook”.
Një gjë të tillë kanë vendosur drejtuesit e klubit, me qëllim që futbollistëve dhe stafit të trajnerëve të ju ofrojnë kushte më të mira për punë.
Ekspedita e Struga Trim Lum duheshe të rikthehet sot për në Strugë, për të vijuar me fazën e fundit të përgatitjeve para startit të stinorit pranveror, mirëpo e njëjta tashmë formën optimale do të kërkojë ta zhvillojë pikërisht nën rrezet e diellit në qytetin e bukur të Durrësit, që ofron kushte mjaft të mira për punë.
Brenda këtyre 5 ditëve, skuadra strugane ka paraparë të zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera kontrolluese me skuadra nga jashtë vendit tonë, e që gjithashtu po përgatiten në tokën shqiptare. (infOSport.mk)