Adnan Januzaj pritet të largohet nga Real Sociedadi, mirëpo jo në afatin kalimtar dimërorë.
Futbollisti shqiptar nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me klubin bask, kontratë e cila skadon në verën e këtij viti.
Gjiganti italian Napoli po monitoron situatën e kosovarit dhe është gati ta transferojë atë në Napoli.
“Corriere dello Sport” shkruan se palët kanë bërë kontaktet e para.
Napoli synon që të nënshkruajë një parakontratë me reprezentuesin e Belgjikës qysh në muajin shkurt, në mënyrë që Januzaj t’iu bashkohet në verë si transferim i lirë.
26-vjeçari në Napoli pritet të jetë zëvendësuesi i kapitenit Lorenzo Insinje i cili do t’i bashkohet skuadrës kanadeze të Toronto FC.
Januzaj këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje me Real Sociedad ku ka shënuar katër gola e ka asistuar në tre të tjerë.