Arbin Zejnullai shënon golin e parë me Rabotniçkin (VIDEO)

Arbin Zejnullai ka gjetur golin e tij të parë me fanellën e Rabotniçkit, te e cila skuadër u transferua gjatë merkatos së janarit nga rradhët e Lokomotivës së Zagrebit, njofton “infOSport.mk”.

Zejnullai shënoi golin e dytë në fitoren 3:0 të Rabotniçkit ndaj skuadrës ruse të Fakel Voronezh, ndaj së cilës të shtunën FC Shkupi kishte pësuar disfatë minimale (0:1).

Zejnullai përfitoi nga një kundër zbritje, që më pas u përcoll me disa pasime të sakta të futbollistëve të Rabotniçkit, derisa Zejnullai me ndihmën e njërit mprej mbrojtësve të Fakel Voronezh shënoi për 2:0. Në ato momente po luhej minuta e 11-të, derisa 4 minuta më herët Mario Stankovski nga penaltia kishte shënuar golin e parë për “romantikët”.

Golin e tretë dhe të fundit në këtë ndeshje për skuadrën shkupjane, e realizoi mbrojtësi Bojan Ilievski.

Ishte kjo fitorja e dytë nga gjithsej 3 ndeshje kontrolluese të zhvilluara në Antalia të Turqisë për Rabotniçkin, skuadër kjo që në takimin e parë kishte mundur ukrainasit e Lviv (1:0), derisa me të njëjtin rezultat ishte mundur nga polakët e Krakovija.

Për Rabotniçkin ishte kjo ndeshja e fundit e zhvilluar në tokën turke, ashtu që ekspedita “bardhekuq” gjatë ditës së sotme do të rikthehen në Shkup, ku do të vazhdojnë me përgatitjet deri në startin e stinorit pranveror me 12 shkurt. (infOSport.mk)

Leave a Reply