Ademi dhe Ibraimi shënojnë, Egnatia dhe Dinamo barazojnë (VIDEO)

Egnatia dhe Dinamo e Tiranës janë ndarë me barazim 1:1 në ndeshjen e zhvilluar në Rrogozhinë, njofton “infOSport.mk”.

Pjesa e parë u mbyll me shumë presion dhe e njëjta foli në të mirë të Dinamo Tiranës, që falë super golit të shënuar nga Agim Ibraimi nga gjuajtja e lirë, në pushim shkoi me epërsi minimale 1:0.

Skuadra vendase e Egnatia ngeli me 10 futbollistë në fushë vetëm pas 47 sekondash lojë, pasi ish futbollisti i Rabotniçkit, Gëzim Krasniqi bëri një ndërhyrrje “horror” ndaj Bardhit, të cilën arbitri kryesor Enea Jorgji e vlerësoi me të kuq, vendim ky që më pas u konfirmua edhe me VAR.

Mgjithatë edhe përkundër kësaj, tifozët vendas nuk mund të pajtoheshin me një vendim të tillë, ashtu që në fundin e pjesës së parë, në momentin ku arbitrët po futeshin brenda dhomave të xhveshjes nuk munguan sendet e forta nga tribuna. Një prej tyre goditi edhe njërin prej policëve që rrethonin arbitrin Enea Jorgji, i cili fatmirësisht kaloi pa ndonjë dëmtim.


   GOLAT NGA NDESHJA EGNATIA – DINAMO TIRANA 


Edhe përkundër këtyre skenave të dhunshme, futbollistët e të dyja skuadrave dolën në fushë në pjesën e dytë, madje duke u sillur si profesionistë të vërtetë zhvilluan një 45 minutësh të dytë mjaft të mirë, e ku në minutën e 57-të, Ilir Ademi përfitoi nga një gabim i Samake, dhe me hapa të shpejtë u nis drejt golit, duke tejkaluar edhe Besir Demirin dhe duke mposhtur mes këmbëve portierin mysafir Simoni.

Minutat e mbetura të sfidës nuk prodhuan gola të tjerë edhe pse raste kishte nga të dyja skuadrat. Egnatia dhe Dinamo në fund të ndeshjes ndajnë pikë mes tyre në sfidën e javës së 18-të të Abissnet Superiore.

Ndërkohoë në takimin tjetër të zhvilluar paralel më atë në Rrogozhinë, Laçi falë golit të Regi Lushkja-s në minutën e 80-të, mposhti Partizanin me rezultatin minimal 1:0, duke u renditur në pozitën e dytë në renditje me 34 pikë, 6 më pak se Tirana e vendit të parë, që gjatë ditës së djeshme turpëroi Kukësin duke e mundur me shifrat 4:0.

Në këto momente po zhvillohet edhe takimi i fundit i javës së 18-të në Superligën shqiptare, ai midis Skënderbeut dhe Teutës. (infOSport.mk)

Leave a Reply