Suedia në sekondat e fundit mundi Spanjën, duke fituar titullin e 5-të kampion Europe (VIDEO)

Kombëtarja e Suedisë ka fituar titullin e kampionit të Evropës në hendboll, që këtë vit u zhvillua në Hungari. Në finalen dramatike të së dielës, Suedia fitoi ndaj Spanjës me rezultatin e ngushtë, 27:26, njofton “infOSport.mk”.

Hero i skuadrës skandinave doli të jetë Niklas Elberg, i cili shënoi nga pika e bardhë në sekondën e fundit të takimit. Me këtë gol ai i solli titullin kampion Europe Suedisë për herë të parë që nga viti 2002, dhe në përgjithësi të 5-tin në histori, që njëherit përbënë edhe rekord në vete.

Autori i golit të fitores, Ekberg dhe Oskar Bergendal shënuan nga 5 gola për Suedinë, derisa 4 gola realizoi Hampus Vane.

Në anën tjetër më efikas te Spanja dolën të jenë Adrian Figeras dhe Alejsh Gomez, që shënuan nga 6 gola, ndërkohë 5 gola realizoi Jan Tarafeta.

Në ndeshjen për medaljen e bronzit të zhvilluar gjatë ditës më herët, Danimarka mundi Francën me rezultatin 35:32, edhe atë vetëm pas vazhdimeve dy herë nga 5 minuta, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me shifrat 29:29.

Jakup Holm shënoi 10 gola për Danimarkën, skuadër kjo që iu hakmorrë Francës për atë disfatë në finalen e madhe të Lojrave Olimpike në Tokio gjatë vitit të kaluar.
Për Francën më shumti gola realizoi Kenten Mae, 8 sosh.

Europiani i ardhshëm në hendboll në konkurrencë të meshkujve do të zhvillohet në Gjermani gjatë vitit 2024. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply