Nikolla Mitkoski është futbollisti i rradhës që nga Voska Sport huazohet te Veleshta, njofton “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për një sulmues mjaft të talentuar, i cili premton për të ardhmen, ndërsa pikërisht te Veleshta i njëjti mund të gjejë më shumë hapësira dhe të përfitojë eksperiencën e duhur.
Ndryshe Mitkoski është vetëm 18-vjeç, i dalë nga shkolla e Voska Sport, i cili madje zhvilloi dy ndeshjet kontrolluese kundër Bratstvo Zhitoshe dhe Renovës.
Kujtojmë Voska Sport sot do të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër kundër Renovës, ndërsa Mitkoski pritet të debutojë sot me fanellën e Veleshtës në ndeshjen miqësore kundër Korabit.
Ndryshe përveç Mitkoskit, Voska Sport te Veleshta huazoi edhe sulmuesin Shpend Asani si dhe mbrojtësin Arbnor Kaba, ndërsa gjithashtu skuadra strugane për trajner emëroi ish trajnerin e Voska Sport, Daniel Stojanovski. (infOSport.mk)