Stoilov prezantohet te FC Shkupi

Gjorgji Stoilov edhe zyrtarisht është një futbollistë i ri i FC Shkupit. Mesfushori 26-vjeçar, ashtu siç informoi dje “infOSport.mk”, me ekipin nga Çairi ka nënshkruar kontratë 6 mujore, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Stoilov te FC Shkupi vjen nga skuadra e Zira nga Azerbejxhani, ku pati një aventurë 6 mujore jo edhe aq të suksesshme, ndërsa i njëjti rikthehet sërish të luaj në elitën e futbollit tonë vendor, aty ku numëron 128 ndeshje, 12 gola dhe 10 asistime.

Stoilov që pasditën e djeshme iu bashkua skuadrës së FC Shkupit në Antalia të Turqisë, ndërsa sot ai pritet që të debutojë në ndeshjen kundër Fakel Voronezh. (infOSport.mk)

Leave a Reply