Gjorgji Stoilov pasi vendosi të zezën mbi të bardhë, duke nënshkruar kontratë 6 mujore me FC Shkupin, ka folur për herë të parë si pjesë e “bardhekaltërve” nga Çairi. Mesfushori 26-vjeçar u shpreh i lumtur që do të jetë pjesë e një klubi me traditë, duke potencuar njëkohësisht se nuk ka lojtar në vendin tonë që nuk do të dëshironte të luante me fanellën e FC Shkupit.
“Më vjen mirë që kam nënshkruar me një skuadër si FC Shkupi. Ky klub ka traditë në futbollin vendor dhe synimet për këtë sezon i kanë të qarta. Jam jashtëzakonisht i lumtur që do të jem pjesë e një ekipi me shumë lojtarë të mirë. Kush nuk do të dëshironte të luajë për Shkupin? – klub me histori dhe tifozëri të zjarrtë”, – tha Stoilov për faqen zyrtare të FC Shkupit.
Stoilov te skuadra kampione e vjeshtës erdhi nga rradhët e skuadrës së Zira nga Azerbejxhani, ndërkohë FC Shkupi për të do të jetë skuadra e tretë në futbollin vendor, pas Horizont Turnovës dhe Akademia Pandevit, me të cilën skuadër në vitin 2019-të fitoi edhe trofeun e Kupës së Maqedonisë së Veriut. (infOSport.mk)