Ishte në bisedime me Shkëndijën, Jahmir Hyka përfundon te kampionët e Shqipërisë

Jahmir Hyka ju ka dhënë fund spekullimeve rreth të ardhmes së tij, duke firmosur me kampionët në fuqi të Shqipërisë, Teutën, njofton “infOSport.mk”.

Ish reprezentuesi i Kombëtares shqiptare te skuadra durrsake erdhi si agjent i lirë nga rradhët e skuadrës kinezë të Guizhu, që militonte në ligën e dytë.

Emri i Hykës ishte i lidhur ngushtë edhe me një transferim te Shkëndija, mirëpo deri te një transferim i tillë nuk erdhi.

Tashmë Hyka sërish do të luaj në Superligën shqiptare, aty ku kishte luajtur me dy skuadrat nga kryeqyteti shqiptarë, Dinamon dhe Tiranën. Për këta të fundit ai kishte luajtur 10 vite e gjysmë më parë, nga ku ishte transferuar në Zvicër, te skuadra e Lucernës.

Kur jemi te karriera ndërkombëtare e 33-vjeçarit shtatëshkurtë, vlen të përmendet se i njëjti kishte luajtur edhe në Norvegji me Rosenborgun, në Greqi me Olimpijakosin dhe Panioniosin, në Gjermani me Majncin, në SHBA me San Hoze, në Izrael me Makabi Netanjas dhe Nes Zionas, si dhe në Kinë me Guizhu.

Lajmin e transferimit të Jahmir Hykës e ka konfirmuar edhe vetë klubi i Teutës me anë të një njoftimi një profilin zyrtar në “Facebook”, duke i uruar mirëseardhjen mesfushorit. (infOSport.mk)

Leave a Reply